Plagosja në Shirokë të Suharekës kjo është gjendja shëndetësore të plagosurit

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri në Shirokë të Suharekës.


Sipas burimeve të TandemPress, më datë 04.10.2025, rreth orës 23:00, policia ka pranuar një informatë nga Urgjenca e Q.K.M.F.-së në Suharekë se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e plagosjes me armë zjarri.

Patrullat policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një shkëmbim zjarri që ka ndodhur afër furrës “Metro” në fshatin Shirokë.

Në këtë përleshje plagë ka pësuar B.B., ndërsa i dyshuari N.Z. është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas mjekut kujdestar, viktima është jashtë rrezikut për jetën, por për trajtim të mëtejmë mjekësor është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Hetimet lidhur me rastin janë në proces, ndërsa njësitë policore janë angazhuar në lokalizimin e të dyshuarit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button