Po trajtohej në QKUK, arratiset një i burgosur i Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot rreth orës 03:10, nga QKUK-ja është arratisur i burgosuri F.M.

I dënuari në fjalë është hospitalizuar më datë 16.02.2026 nga Qendra Korrektuese në Dubravë në QKUK, në repartin e Onkologjisë, kati i dytë, dhoma nr. 2, së bashku me pacientë të tjerë.

I njëjti është i dënuar për Veprën Penale “Vjedhje e Rëndë”.

Ai ishte arrestuar më 24 tetor të vitit të kaluar, është duke mbajtur dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 4 vitesh dhe do të lirohej më 08.06.2029.

“Menjëherë pas rastit, është njoftuar Policia e Kosovës dhe është themeluar komision i brendshëm hetimor administrativ për të shqyrtuar rrethanat e arratisjes dhe dyshimet për shkelje eventuale nga zyrtarët korrektues që kanë qenë përgjegjës për sigurinë dhe prezencën e tij” thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.

Nga SHKK-ja bëjnë me dije se komisioni disiplinor, si masë e menjëhershme, ka pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues deri në përfundim të procedurave hetimore.

“Pas pranimit të raportit nga komisioni hetimor, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me gjetjet dhe rekomandimet që do të dalin nga ky proces” thuhet në njoftim.

Artikuj të tjerë

Lexo edhe për
Close
Back to top button