Protestuesit vendosin tendat në shesh, aty pritet ta kalojnë natën deri në mëngjes

Nisen të vendosen tendat, protestuesit do kalojnë natën në sheshin “Ibrahim Rugova”

Ashtu siç paralajmëruan, protestuesit kanë vendosur që të vendosin tenda në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Protestuesit kanë paralajmëruar se do ta vazhdojnë qëndrimin në shesh edhe gjatë orëve të natës, ndërsa organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët të bashkohen nesër nga ora 08:00, para seancës së Kuvendit ku pritet të shqyrtohet ligji që mbron UÇK-në.

Artikuj të tjerë

Back to top button