Punëtori që u gjend sot pa shenja jete në një fermë peshqish në Istog, dërgohet për obduksion

Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në Istog, ku një punëtor është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës, në një fermë për kultivimin e peshqve.
Viktima është identifikuar si Zymer Blakaj nga fshati Vrellë e Istogut. Rasti është raportuar në Polici rreth orës 07:00, më 21 nëntor 2026.

Sipas Policisë, viktima fillimisht është gjetur pa vetëdije, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Shkaku i vdekjes ende nuk dihet dhe pritet të përcaktohet pas raportit të autopsisë. Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

Artikuj të tjerë

Back to top button