KFOR-i mbledh përfaqësuesit e 31 vendeve kontribuese, fokusi te siguria dhe bashkëpunimi

Komandanti i misionit të KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutaş, priti sot ambasadorët, krerët e misioneve dhe përfaqësuesit e lartë kombëtarë nga 31 vendet kontribuese me trupa.

Takimi u mbajt në shtabin e KFOR-it, kampin “Film City” në Prishtinë.

Gjatë takimit, Ulutaş përshkroi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it dhe prioritetet e tij kryesore për periudhën në vijim.

“Komandanti i KFOR-it riafirmoi angazhimin e misionit për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë dhe shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për të gjitha vendet kontribuese me trupa për mbështetjen e tyre të vazhdueshme” deklaron KFOR-i.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.

Artikuj të tjerë

Back to top button