Rast i rëndë në Prizren: Policia sulmohet pasi kishin shkuar për ta parandaluar një rast dhune

Më datë 19.01.2026, rreth orës 02:12, në fshatin Poslishtë, Prizren një grua ka kërkuar ndihmën e policisë pasi ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj
Rastin e ka bërë te ditur Policia e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social facebook.
Menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje, patrullat policore janë përballur me një situatë të rëndë, ku bashkëshorti i viktimës, vëllai dhe babai i tij kanë sulmuar zyrtarët policorë dhe kanë tentuar të sulmojnë përsëri viktimën. Gjatë konfrontimit, policia është sulmuar fizikisht dhe me gurë, ndërsa viktima është kërcënuar dhe rrezikuar seriozisht. Për të parandaluar sulmin dhe për të mbrojtur jetën e viktimës, policët kanë ndërhyrë me forcë, duke arritur ta vendosin situatën nën kontroll”, thuhet në njoftimin e Policisë.



