Reagon OVL e UÇK-së: Është e papranueshme dhe fyese që në seancën për Epopenë nuk u ftuan kategoritë e dala nga lufta

Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancë solemne për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E pas kësaj seance ka reaguar OVL e UÇK-së, e cila e ka quajtur  të papranueshme dhe thellësisht fyese që në një seancë solemne të kuvendi , të mos ftohen fare përfaqësuesit e kategorive të dala nga lufta.

“Pikërisht ata burra e gra që me pushkë në dorë ngritën dhe mbrojtën idealin e lirisë, ata që sakrifikuan gjithçka për këtë shtet, sot u lanë jashtë një ceremonie që i kushtohet historisë dhe sakrificës së tyre. Kjo nuk është vetëm një neglizhencë institucionale, por një shpërfillje e drejtpërdrejtë ndaj luftëtarëve, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe gjithë atyre që bartën mbi supe barrën e luftës për liri. Është paradoksale që të flitet për lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës brenda sallës së kuvendit, ndërsa jashtë saj të lihen pikërisht njerëzit që e krijuan atë histori me gjakun dhe sakrificën e tyre. Kategoritë e dala nga lufta nuk kërkojnë privilegje, por respektin institucional që u takon. Historia e luftës çlirimtare nuk mund të kujtohet duke përjashtuar ata që e bënë atë histori”, thuhet në eragimin e OVL-së së UÇK-së.

Artikuj të tjerë

Back to top button