
Një pëleshje e rëndë mes të miturve ka ndodhur në fshatin Arllat të Gllogocit, ku një fëmijë ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka përfunduar në trajtim mjekësor, ndërsa ndaj dy të miturve të dyshuar është iniciuar procedurë penale edhe për armë të ftohtë.
Rasti është bërë i ditur pasi QKMF në Komoran ka njoftuar policinë rreth orës 21:50 se një i mitur ishte paraqitur me lëndime dhe po merrte tretman mjekësor. Më pas viktima është dërguar për trajtim edhe në QKUK në Prishtinë
Sipas deklarimit të viktimës O.B i lindur më 2012, ai është sulmuar nga dy bashkëmoshatarë, të identifikuar me inicialet A.G, dhe B.B,të cilët e kanë goditur me grushte në kokë dhe në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime të rënda serioze.
Ndërsa dy të miturit e dyshuar janë ndaluar për 24 orë në qendrën e mbajtjes, ndërsa hetimet për rastin janë në zhvillim.


