Samiti i Procesit të Berlinit, Rama pritet nga kryeministri Starmer

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i tij britanik, Keir Starmer në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që mbahet në Londër.

Siç shihet nga pamjet dy liderët e dy vendeve shtrëngojnë duart dhe më pas marrin pjesë në seancën plenare e samitit.

Mbretëria e Bashkuar mirëpret këtë vit samitin vjetor të Procesit të Berlinit, me fokus te temat kyçe si emigracioni, siguria dhe zhvillimi ekonomik në rajon.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u mirëprit në takim nga Sekretarja e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button