Shkurte Fejza publikon këngën e re “Plaga e Gurbetit” një këngë që prek zemrat e mbarë shqiptarëve

Këngëtarja ikonë e muzikës shqiptare, Shkurte Fejza, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor me titull “Plaga e Gurbetit”, një këngë e cila trajton me ndjenjë dhe emocion temën e largimit, mungesës dhe dhimbjes së gurbetit një realitet i njohur për shumë familje shqiptare, shkruan TandemPress.

Teksti i kësaj kënge u shkrua nga Arb Muça, i cili ka sjellë vargje të fuqishme dhe të ndjera, duke shprehur dhimbjen e ndarjes dhe mallin për vendlindjen. Melodia është krijuar nga Kujtim Shala, ndërsa orkestrimi profesional është realizuar në Studio Kujta, duke i dhënë këngës një atmosferë të thellë emocionale dhe tradicionale njëkohësisht.

“Plaga e Gurbetit” vjen si një rikthim i fuqishëm i Shkurte Fejzës në skenën muzikore, duke dëshmuar edhe një herë aftësinë e saj për të transmetuar ndjenja që prekin secilin prej nesh. Kënga tashmë është publikuar në platformat online dhe po pritet me interes të madh nga publiku.

Me vokalin e saj të veçantë dhe mesazhin e fortë, Shkurte Fejza sjell një tjetër projekt që do të mbetet gjatë në kujtesën e adhuruesve të muzikës shqiptare.TandemPress.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button