Shoferi i Shkollës Amerikane në Shkabaj të Obiliçit arrestohet nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj një nxënëseje të mitur

Një rast ngacmimi dyshohet se ka ndodhur brenda komunitetit të Shkollës Amerikane në Shkabaj të Obiliqit, ku policia ka arrestuar një punonjës të këtij institucioni. Rasti është raportuar më 8 qershor 2026 nga një punonjëse e shkollës, e cila ka njoftuar Policinë lidhur me dyshimet për ngacmim ndaj vajzës së mitur.

Njësitë relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë intervistuar viktimën e mitur, si dhe dëshmitaren që ka raportuar rastin.

I dyshuari është dërguar në Qendrën e Ndalimit, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Ngacmim seksual”. Hetimet janë në zhvillim dhe pritet të sqarohen të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Artikuj të tjerë

Back to top button