Shqipëria kryen stërvitjet para ndeshjes miqësore ndaj Izraelit

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen zyrtare në stadiumin “Air Albania”, në prag të ndeshjes miqësore ndaj Izraelit.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Rolando Maran zbriti në fushë i plotë, përveç sulmuesit Myrto Uzuni, i cili  është i semurë nga gripi, sipas FShF-së.

Skuadra zhvilloi ushtrime fizike, si edhe skema tekniko-taktike. Në skuadër mbizotëron fryma pozitive dhe motivimi për të arritur një rezultat pozitiv nesër.

Kombëtarja shqiptare do të përballet nesër me Izraelin në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:00.

Biletat janë të disponueshme online në ebileta.al dhe pranë pikës fizike te stadiumi “Air Albania”.

Artikuj të tjerë

Back to top button