Specialja: Profozic nuk ka ligjëruar në ‘Xhevdet Doda’, audio-incizimi është i mëhershëm

Gjykata Speciale e ka konfirmuar për KIan Kosovën se zyrtarja e ekipit informues të këtij institucioni, Ana Profozic, nuk ka mbajtur ligjëratë në gjimnazin ‘Xhevdet Doda’ në Prishtinë.

Në përgjigjen e zëdhënëses Angela Griep, është bërë e ditur  se audio-incizimi i publikuar gjatë së enjte, është pjesë e një ngjarje të mëhershme informuese.

“E konfirmoj se pjesa nga audio-incizimi nuk është nga ngjarja informuese dhe informacionet e dhëna në gjimnazin Xhevdet Doda. Pjesët e incizimit janë nga një ngjarje e mëparshme informuese.” – njoftoi Griep, raporton Klankosova.tv

Edhe gjimanzi ka dalë me reagim për këtë çështje, ku kanë theksuar se Profozic nuk ka qenë kurrë e pranishme në shkollë, as në ditën e përmendur në kronikë dhe as në ndonjë moment tjetër.

Artikuj të tjerë

Back to top button