Sulmoi fizikisht një grua, arrestohet nga policia një person në Kaçanik

Një person është arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën, më 29 qershor, rreth orës 17:30. I dyshuari, shtetas kosovar, pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, po ashtu shtetase e Kosovës.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente.



