Therje me thikë mes të miturve në Prishtinë, arrestohet një prej tyre

Dy të mitur në Prishtinë kanë pësuar lëndime pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht me një tjetër të mitur, i cili dyshohet se i ka goditur me një mjet të mprehtë.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ku njëri prej tyre është liruar, ndërsa tjetri vazhdon trajtimin.
I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 22.11.2025 – 20:00. Dy të dyshuar kosovar-të mitur, kanë pësuar lëndime pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht me të dyshuarin tjetër kosovar, i cili dyshohet se i ka goditur me mjet të mprehtë-thikë. Të dyshuarit e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku njëri prej tyre është liruar e tjetri vazhdon tretmanin, ndërsa i dyshuari tjetër është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.



