Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona

Një rast i therrjes me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Gjilanit
Nga ky rast, dy persona janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës.Lidhur me këtë janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani tha deri te rasti dyshohet se erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje ndërmjet dy të arrestuarve, ku njëri prej tyre dyshohet se ka sulmuar tjetrin me thikë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal në Gjilan, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.



