
Viktimat e aksidentit tragjik i cili ka ndodhur rreth orës 02:53 janë të moshave 22 dhe 24 vjeçar.
Përplasja tragjike sipas policisë ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Smrekonicë, transmeton TandemPress.
Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.
Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Njësia Rajonale e Trafikut, në koordinim dhe nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, është duke ndërmarrë veprimet hetimore për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.



