
Është zhdukur një person në fshatin Livoç të Gjilanit, i cili sipas njoftimit të vëllait, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Vëllai ka gjetur veturën, disa rroga dhe telefonin e tij,
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij. Ankuesi kishte gjetur veturën e viktimës së bashku me disa rroba dhe telefonin, afër pendës së fshatit Livoç. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.



