ShnetaBallina

Rritet numri i operacioneve në vena në QKUK, për gjashtë muaj operohen mbi 240 pacientë

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës është shënuar një rritje e ndjeshme e numrit të ndërhyrjeve kirurgjike në vena, krahasuar me vitet e kaluara.

Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti janë kryer gjithsej 244 operacione të tilla, duke tejkaluar kështu numrin e operacioneve të kryera gjatë gjithë vitit 2023, kur ishin realizuar 225 ndërhyrje.Sipas njoftimit, kjo rritje i atribuohet ritmit të lartë të punës, menaxhimit efikas dhe investimeve që janë bërë në këtë klinikë.

“Gjatë tërë vitit 2024 ishin kryer 225 operacione në vena. Bazuar në ritmin e punës së gjysmë vitit, por edhe planin e punës së klinikës, pritet që ky numër të rritet edhe më tutje.”, thuhet tutje në njoftim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button