Ky është i dyshuari biznesmen që vrau bashkëshorten dhe vllaun e tij në Livoç të Gjilanit, motivi dyshohet se ka qenë kërkesa për divorc

I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

Valon Ramushi është personi që dyshohet se sot vrau gruan, Nafijen dhe vëllain e saj, Egzonin, në Livoç të Gjilanit.

Ramushi tashmë është vetë-dorëzuar në polici, burimet jo zyrtare pohojnë se ai është një sipërmarrës i njohur në rrethinë.

Ramushi ka në pronësi një lagje në Makresh, e po ashtu edhe biznesin “Loni Therm”.

Shkas i kësaj vrasjeje të dyfishtë dyshohet të ketë qenë kërkesa e viktimës për divorc nga Ramushi.

Në raportin zyrtar, policia ka bërë me dije se Egzoni u vra brenda në veturë.

Me të njëjtën armë, i dyshuari qëlloi edhe drejt gruas së tij, Nafijes, të cilën pa shenja jete e dërgoi në Emergjencën e Gjilanit.

“Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë relevante hetimore, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimit të motivit dhe dokumentimit të rastit” deklaron policia.

Artikuj të tjerë

Back to top button