Policia raporton për gjashtëmujorin e parë të vitit: Kriminalitet më i ulët, zbulueshmëri më e lartë dhe kontroll më efektiv i kufirit

Policia e Republikës së Kosovës ka publikuar raportin gjashtëmujor për periudhën janar-qershor 2025, duke njoftuar për përmbushjen e objektivave strategjike dhe arritjen e rezultateve të konsiderueshme në fushën e sigurisë, luftës kundër krimit, menaxhimit të kufijve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Sipas njoftimit zyrtar, implementimi i objektivave strategjike dhe përkushtimi i menaxhmentit dhe zyrtarëve policorë ka rezultuar me progres në të gjitha segmentet e sigurisë publike dhe forcimit të rendit e ligjit. Përkundër sfidave të shumta, Policia ka arritur që të ulë shkallën e kriminalitetit dhe të përmirësojë ndjeshëm zbulueshmërinë e rasteve penale.Më pak vepra penale, më shumë zbulueshmëri.
Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar gjithsej 23,125 raste, prej të cilave 12,769 janë vepra penale, ndërsa pjesa tjetër janë kundërvajtje dhe raste të natyrave të tjera. Kjo paraqet një rënie prej 6.28% të veprave penale krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 (nga 13,626 në 12,769 raste). Për më tepër, zbulueshmëria ka shënuar rritje prej 5.22%.
Ndër veprat më të rëndësishme, Policia ka evidentuar:Rënie të vjedhjeve (nga 1,888 në 1,751, ose -7.25%)
Rënie të grabitjeve (nga 45 në 36, ose -20%)