
Para fillimit të seancës konstituive, anëtari i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se Fatmir Limaj nuk do të votohet në asnjë rrethanë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Ai tha se megjithëse dy liderët kryesorë janë pajtuar të takohen sërish, nuk ka ende asgjë konkrete nga bisedimet e tyre.
“Janë bërë sikur Burdhushi – shihemi në takimin tjetër”, u shpreh Brahimaj me ironi, duke vënë në pah mungesën e seriozitetit në negociata.
“Në asnjë rrathë Limaj nga aleancë nuk do të votohet e mira është që lë ta dy liderë kanë rënë dakord me u taku prapë, kanë arritur një pajtureshmërinë që me u taku prapë. Janë bërë sikur Burdhushi shihemi në takimin tjetër nuk ka diçka konkrete prej tyre”, ka theksuar ai.