
Gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tentoi të marrë fjalën, por mikrofoni i tij u ndërpre nga kryesuesi Avni Dehari.
Reagimi i Zemajt ishte i menjëhershëm.
“Zotëri kryesues, jeni duke abuzuar me të drejtën e kryesimit. Ky është keqpërdorim,” tha Zemaj, duke shprehur pakënaqësi për mënyrën e menaxhimit të seancës.