Ballina

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet gjatë kësaj jave

Kosova po hyn në javën e rëndësishme të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërlidhur me krizën politike që vendi është duke përjetuar tash e disa kohë.

Afati kur pritet një vendim nga Kushtetuesja është 8 gushti, pasi që edhe kjo ka qenë data e vendosur si masë e përkohshme.

Dikush e përmend si mundësi shkuarjen në zgjedhje, dikush një aktgjykim tjetër që lejon vetëm votimin e hapur, e kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, pretendonte se afati 30-ditor nuk kishte nisur të rrjedhë pasi nuk ka pasur votim.

Kujtojmë se Kushtetuesja në vendimin e saj të fundit iu ka ndaluar deputetëve marrjen e ndonjë veprimi deri në afatin e lartëpërmendur.

Mirëpo, pritet që brenda javës së ardshme kjo gjykatë të dalë me një vendim tjetër.

Mitropol do të iu mbajë të informuar me zhvillimet e reja rreth këtij vendimi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button