
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës, në njësin biznesore në Stantërg.
Atje, një punëtor ka pësuar lëndime.
Kjo u konfirmua nga kryetari i Sindikatës Ibrahim Jonuzi.
“Po, fatkeqësisht është e vërtetë. Një punëtor ka pësuar lëndime. Rreth gjendjes shëndetësore duhet të prononcohet kompania”, deklaroi ai.
“Ai është dërguar në QKUK, në spital, ku po vazhdon të marrë trajtim mjekësor. Unë kam qenë edhe e kam vizituar atë”, u shpreh Jonuzi.
Klankosova.tv ka dërguar pyetje edhe në ndërmarrjen Trepça dhe është në pritje të përgjigjeve.