10-vjeçari Elvis Hasani në gjendje të rëndë pas aksidentit në Bresje, kërkohet ndihmë

Prishtinë, 28 gusht 2025 – Kanë kaluar më shumë se dy javë nga aksidenti i rëndë që la të plagosur rëndë Elvis Hasanin, 10-vjeç, nga komuniteti Ashkali në Bresje të Fushë Kosovës. Më 10 gusht, Elvisi u godit nga një veturë, drejtuesi i së cilës u largua nga vendi i ngjarjes pa ofruar ndihmë.
Që nga ajo ditë, fëmija ndodhet në gjendje të rëndë në repartin e pediatrisë, me dëmtime serioze në tru, pa vetëdije dhe me paralizë në anën e djathtë të trupit. Familja e tij është prej 18 ditësh në spital, por thotë se ka marrë informacione shumë të kufizuara për ecurinë e trajtimit dhe perspektivën e shërimit të djalit.
Për më tepër, familja nuk ka marrë asnjë informacion zyrtar lidhur me hetimet për drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin.
Në mungesë të transparencës dhe mbështetjes së institucioneve, të afërmit kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për sigurimin e barnave dhe shpenzimeve mjekësore.
Të dhënat për donacione
- Përfituesja: Ibadete Hasani
- Tel.: +383 49 616 256
- Nr. llogarisë: 2014000026948333
- Banka: TEB Bank Kosovë – Dega Fushë Kosovë
- SËIFT: TEBKXKPR014
- Adresa e bankës: Rr. Nëna Terezë 113/1, 12000 Fushë Kosovë
- Adresa e familjes: Lagjja pranë Fabrikës së Kripës, Fushë Kosovë
Dafina Krasniqi është qytetarja që ka ndarë detajet dhe apelon për ndihmë, ndërsa mbetet në pritje të një reagimi më të qartë institucional për trajtimin e rastit dhe zbardhjen e përgjegjësive.