Sot nis edicioni i 55-të i Festivalit të Teatrove Ferizaj

Festivali i Teatrove – Ferizaj, nis nga sot deri më 7 shtator 2025, dhe këtë vit shënon edicionin e 55-të jubilar me shfaqje të prodhuara dhe ngjarje të veçanta nga konceptet “Retroteatri” dhe “FTF Skena”.

Hapja e festivalit bëhet nga ora 19:00 me shfaqjen “13” me regji të Sulejman Rushitit, në teatrin “Adriana”.

FTF është prej festivaleve më të vjetra në vend, i cili vit pas viti ka bërë bashkë shumë njerëz në një vend publik e artdashës.

I gjithë ky rrugëtim nisi në vitin 1970, ku qyeteti i Ferizajt u bë nikoqir i shfaqjeve nga vende të ndryshme jo vetëm vendore por edhe ndërkombëtare.

Skena e këtij institucioni vit pas viti është adresë shfaqjesh dhe debatesh për teatrin, derisa për çdo natë të organizimit, skenografitë ndërrohen dhe gjithçka bëhet gati për një temë tjetër.

“Youth in the Black Box” është shfaqja e dedikuar të rinjve, pastaj do të ketë panele diskutimi, performanca të fuqishme bashkëkohore, punëtori krijuese me artistë të jashtëzakonshëm ndërkombëtar dhe ndeja pas çdo shfaqjeje në oborrin e Teatrit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button