Berisha uron nxënësit për vitin e ri shkollor: Le të jetë ky vit shkollor një udhëtim i frytshëm, i mbushur me dije

Kandidati për kryetar të Suharekës, nga PDK-ja, Dardan Berisha ka uruar nxënësit për vitin e ri shkollor.
“Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës,
Ju uroj suksese dhe mbarësi në vitin shkollor 2025/2026.Dita e parë e shkollës mbetet gjithmonë një moment i veçantë, plot gëzim, emocion dhe shpresë”, ka shkruar Berisha.
Tutje ai ka theksuar se viti i ri shkollor shënon fillimin e një rruge të re dijeje, zhvillimi dhe bashkëpunimi.
“Le të jetë ky vit shkollor një udhëtim i frytshëm, i mbushur me dije, miqësi dhe përvoja të paharrueshme”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë:
Për një vit të mbarë
Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës,
Ju uroj suksese dhe mbarësi në vitin shkollor 2025/2026.
Dita e parë e shkollës mbetet gjithmonë një moment i veçantë, plot gëzim, emocion dhe shpresë. Ajo shënon fillimin e një rruge të re dijeje, zhvillimi dhe bashkëpunimi, duke na dhënë të gjithëve besim e motivim:
• Mësuesve, për përkushtimin e tyre në një mision fisnik e plot sfida;
• Prindërve, për synimin e tyre në edukim dhe mbështetje të pandalshme;
• Nxënësve, për arritje të shkëlqyera dhe ëndrra të mëdha.
Le të jetë ky vit shkollor një udhëtim i frytshëm, i mbushur me dije, miqësi dhe përvoja të paharrueshme!