Të hënën fillon Festivali i Teatrove në Suharekë

Të hënën me datë 8 deri më 12 shtator, fillon edicioni i gjashtë i Festivalit të Teatrove, një ngjarje e rëndësishme kulturore që pritet të mbledhë trupa teatrore nga vende të ndryshme mbarëkombëtare.

Për pesë netë me radhë, publiku do të ketë mundësinë të shijojë shfaqje të ndryshme teatrale që përfaqësojnë diversitetin artistik dhe kulturor të hapësirës shqiptare.

Në natën e parë do të luhet shfaqja “Pacienti i Dr. Fjordit”, ndërsa në natën e dytë është shfaqja “Marrë-Dhëniet”, tutje në natën e tretë është “Togeri nga Inishmori”, ndërkaq në natën e parafundit do të jetë shfaqja “Komedia e Zezë”, dhe qërshia mbi tortë është shfaqja “Një dorëzim”.

Nga e hëna në të premte fillimi i shfaqjeve do të jetë nga ora 19:00, ky festival do zhvillohet në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”, në Suharekë.

Drejtori i Festivalit, Butrint Lumi ka konfirmuar se përgatitjet po ecin sipas planit dhe atmosfera mbetet pozitive në prag të hapjes së festivalit.

Festivali i Teatrove në Suharekë vazhdon të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme të teatrit në rajon, duke sjellë energji të reja në jetën kulturore të qytetit dhe duke ofruar skenën për artistë të shumtë që duan të ndajnë historitë e tyre me publikun.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button