
Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë blerjeve për “Black Friday”.
Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve, ky departament ka kërkuar që ofertat dhe zbritjet të analizohen me kujdes, ndërsa çdo parregullsi të raportohet tek institucionet përkatëse.
“Bëj kujdes këtë ‘Black Friday’. Prano kuponin fiskal, analizo mirë zbritjet, raporto në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit”, thuhet në mesazhin e MINT-it.
“Black Friday” shënohet të premten pas Ditës së Falënderimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe karakterizohet nga zbritjet dhe ofertat promocionale në dyqane



