
Një rast i të shtënave me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë është regjistruar të premten në Gërlicë të Ferizajt, ku tre persona kanë përfunduar në pranga.
Sipas informacioneve paraprake vetura e zyrtarëve policorë u sulmua me të shtëna armësh, ku pas rastit në vendin e ngjarjes arriti dhe një veturë e Policisë në vendin e ngjarjes, pas incidentit.
Tre persona janë arrestuar lidhur me rastin, ndërsa sipas informacioneve, në veturën me të cilën dyshohet se po lëviznin janë gjetur edhe substanca narkotike.
Rrethanat e incidentit dhe detajet e tjera lidhur me rastin pritet të bëhen të ditura nga organet kompetente.



