Kërcënimi i Thaçit dhe të tjerëve nga një prokuror i Hagës, kërkohet reagimi i shtetit: Ku është presidentja, kryeministri?

Publikimi i dokumentit që tregon se një roje që është bërë prokuror në Gjykatën Speciale ka kërcënuar fizikisht ish-krerët e UÇK-së në Hagë ka nxitur reagime të shumta në vend.

Një veprim i tillë është vlerësuar i papranueshëm nga organizatat e dala nga lufta, politikanë dhe opinionist.

Ndonëse kanë kaluar gati 24 orë nga publikimi i këtij dokumenti, shteti i Kosovës nuk ka bërë asnjë reagim.

Pas publikimit të lajmit, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paralajmëruar për sot një konferencë për media.

Kurse, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, një gjë të tillë e ka cilësuar si përndjekje ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo është çuditur me heshtjen e institucioneve të Kosovës.

Ajo që po bën Gjykata Speciale është deformim i drejtësisë. Është përndjekje. E heshtja e institucioneve të Kosovës është shurdhuese. Liderët e UÇK-së nuk mbrohen me fjalime boshe apo me deklarata populiste. Ata mbrohen me veprime konkrete, diskrete dhe institucionale. Fatkeqësisht, luftëtarët tanë janë braktisur nga institucionet. Ministria e Jashtme dhe Presidenca, në rrethana të tilla, do të duhej ta kishin këtë çështje prioritet kombëtar. E Kurti, që nuk ka asnjë problem të ofendojë e të sulmojë prokurorë e gjyqtarë të Kosovës, përballë Speciales nuk guxon as të hapë gojën. Të mjerë”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

Edhe ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, ka kërkuar reagimin e shtetit të Kosovës për këtë rast.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ish presidenti ka qenë dhe është nën rrezik të ekzekutohet kurse Kosova hesht.

Sipas tij, ndaj këtij rasti është dashur të reagojnë presidentja, kryeministri dhe institucionet tjera.

Hashim Thaçi është kërcënuar, mbase edhe me jetë, në paraburgimin ku po mbahet peng politik, bashkë me të tjerë. Ja ku e keni e zeza në të bardhë dhe shteti i Kosovës hesht. Presidenti ka qenë dhe është nën rrezik të ekzekutohet kurse Kosova hesht!! Pse keni shtet?!!! Ku është shteti? Kryeministri, Presidentja, Kuvendi? Ku janë PDK dhe Kryesia e saj? A meritoni miliona euro që merrni në rroga?”, ka shkruar ai.

Një gardian me emrin Jogn Devaney që ndodhej në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku ish-krerët e UÇK-së po qëndrojnë prej pesë vitesh, del se kishte kercenuar fizikisht ish-krerët e UÇK-së në Hagë – sipas dokumenteve të dëshmisë së Hashim Thaçit.

Në dëshminë e tij, në seancën e 27 marsit, ish-Presidenti Hashim Thaçi kishte rrëfyer këtë rast.

Kjo Gjykatë është e Kosovës. E ka themelu Kuvendi i Kosovës me punu sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe besoj që kështu dhe do të përmbyllet ky proces. Por në të njëjtën kohë shqetësimet që i kemi kaluar në këto katër vite e gjysmë këtu, me të njëjtën periudhë kohore, në të cilën sot ballafaqohemi me Prokurorin përballë nesh, dëshiroj të shpreh shqetësime dhe të jeni të informuar dhe ju si Kryegjyqtar dhe në të njëjtën kohë si Panel”, është shprehur Thaçi, duke dhënë detaje tjera.

U çuditëm sot shumë kur dhe u befasova kur sot përballë nesh u shfaq zotëriu në fjalë. Emrin nuk ia di as mbiemrin dhe s’është me rëndësi, që në qendrën e paraburgimit kur kemi ardhur fillimisht dhe për disa vite, është paraqitur si roje burgu, pastaj si hetues pranë qendrës së paraburgimit, pastaj si shef — si zëvendësshef i qendrës së paraburgimit dhe nganjëherë dhe shef i qendrës së paraburgimit. Për të gjitha këto që flas ekzistojnë faktet dhe dëshmitarë. I nderuar Gjykatës, zotëriu në fjalë – z. Prokuror sot, dje roje burgu – [REDAKTUAR]”, ka thënë ish-presidenti i Kosovës, ndërsa kishte përmendur edhe kërcënimin e zyrtarit të fjalë.

E ne, të katër që jemi të akuzuar në procesin numër 6, as cigare s’përdorim. Okej. Personalisht ka kryer kontrolle, Prokurori aktual [REDAKTUAR] Në raste të caktuara, i nderuari Kryetar i Gjykatës, të nderuar Panel Gjykatës, ka kryer fyerje dhe kërcënime dhe fizike ndaj ne të akuzuarve. Na ka fyer dhe ka kryer edhe kërcënime fizike Prokurori që është sot përballë nesh. Nga praktikat e zotëriut, [REDAKTUAR], [REDAKTUAR] dhe të tjerëve edhe ma gjatë”, ka theksuar Thaçi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button