
Një zjarr ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit në autotransformatorin AT2 (400/220 kV), në nënstacionin Kosova B.
Lajmi është bërë i ditur nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), i cili ka njoftuar se menjëherë pas raportimit të incidentit janë aktivizuar shërbimet emergjente, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas KOSTT-it, ekipet teknike janë duke qëndruar në terren, ku po vlerësojnë dëmet e shkaktuara dhe po shqyrtojnë rrethanat që çuan deri te kjo avari.
Megjithatë, pavarësisht zjarrit, furnizimi me energji elektrike në vend nuk është ndërprerë.



