Murati: Bujqësia jonë ka potencial të jashtëzakonshëm, jo vetëm për prodhim dhe përpunim, por edhe për eksport

Kandidati për Asamblenë Komunale të Lipjanit, Rinor Murati së bashku me kryetarin e kësaj komune Imri Ahmetin gjatë ditës së enjte kanë vizituat plantacionin më të madhë në Kosovë për kultivimin e perimeve.
“Vetëm gjatë këtij viti, deri më tani, janë eksportuar mbi 290 mijë kilogramë speca, ndërsa deri në fund të sezonit pritet një rendiment prej rreth 750 tonësh. Për më tepër, është planifikuar edhe prodhimi i 30 tonëve spec të konservuar, duke e rritur vlerën e shtuar të këtij angazhimi”, ka shkruar Murati.
Sipas tij këto rezultate janë dëshmi e fuqishme se bujqësia ka potencial të jashtëzakonshëm, jo vetëm për prodhim dhe përpunim, por edhe për eksport dhe konkurrencë të denjë në tregjet ndërkombëtare.
Ndryshe Rinor Murati garon me numërin 18 në listën e LDK-së.