Detaje të reja nga aksioni i madh Prokurori-Polici

Lidhur me aksionin e madh Prokurori-Polici që po zhvillohet në disa komuna të vendit, detaje për Klankosova.tv dha zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai thotë se përveç Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve të tjera, në terren kanë dalë kryeprokurorja, dhe nëntë prokurorë të shtetit.

“Prokuroria Themelore në Pejë, bashkë me Policinë e Kosovës dhe me institucione të tjera, është duke zhvilluar aksion në disa lokacione të disa komunave të cilat janë nën juridiksionin e Prokurorisë Themelore të Pejës. Përveç njësive relevante, janë të angazhuar edhe nëntë prokurorë të shtetit dhe kryeprokurorja”, tha Nikçi.

I njëjti nuk dha informacione shtesë, pasi sipas tij, aksioni është në zhvillim e sipër.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button