Kylian Mbappe për Topin e Artë

Superylli i Real Madridit është deklaruar së fundmi rreth çështjes së Topit të Artë dhe lojtarëve që sipas tij e meritojnë këtë çmim.
Mbappe që shënoi në fitoren e Francës 0-2 ndaj Ukrainës, pas ndeshjes, në një intervistë u pyet për Topin e Artë, dhe u përgjigj: “Mendoj që këtë vit Topin e Artë duhet ta fitojë shoku ynë Ousmane Dembele, pas gjithë atij suksesi me klubin e tij e poashtu performancave të shkëlqyeshme individuale. Mendoj qe poashtu lartë në top 3she duhet te jetë edhe Ashraf Hakimi”.
Ai u pyet pastaj se çfarë mendon për gjasat e Lamine Yamal, ku Mbappe me mjeshtëri u përgjigj: “Yamal është një lojtar i shkëlqyer, pa dyshim me cilësi të larta, por ai është lojtar i Barcelonës”, duke e përfunduar kështu si me shaka për rivalitatetin e klubit të tij Real Madrid me atë të Barcelonës.