Aksident në Vranidoll, vetura përfundon sipër mbrojtëseve të rrugës

Një aksident tjetër është regjistruar sot edhe në fshatin Vranidoll të Prishtinës.
Bazuar në fotot e publikuara në media, një veturë është përplasur për mbrojtëset anësore të rrugës, duke përfunduar sipër.
Ende nuk dihet nëse nga ky rast ka ndonjë person të lënduar.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigje.