Edhe Sërxhan Popoviq dështon për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit

Deputeti nga radhët e Listës Serbe, Sërxhan Popoviq ka dështuar të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ai është i propozuari i tetë me radhë nga ana e Sërpskas, mirëpo si ata paraprakët, edhe Popoviq ka dështuar plot tri herë për t’i kapur votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur nënkryetar nga komuniteti serb.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese iu ka dhënë vetëm 12 ditë kohë deputetëve që të arrijnë konstituimin e Parlamentit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button