Kelmendi jep detaje nga Exit Poll-i: Ndoshta gjysma e komunave të mëdha shkojnë pa balotazh

Gazetari dhe autori i emisionit “Rubikon” dha disa detaje nga Exit Poll-i i realizuar nga Klan Kosova, duke thën- se  ndoshta gjysma e komunave të mëdha do të shkojnë pa balotazh.

Ai u shpreh se përtej kësaj, në komunat e tjera do të ketë garë deri në mbylljen e vendvotimeve.

“Kush e ka përcjellur “Rubikonin” kohëve të fundit pak a shumë mund t’i dijë edhe trendet, ashtu po shkojnë. Mund të themi se nëse vazhdon kështu, ndoshta gjysma e komunave do të shkojnë pa balotazh, gjysma e komunave të mëdha dhe ka garë në të tjerat”.

“Ndoshta zbulova që thash në shtatë komuna, gjysma mund të shkojë pa balotazh, por në këto tjerat i bie se ka garë dhe do të ketë garë deri në mbylljen e vendvotimeve, kështuqë të gjithë ata se mendojnë që kanë dikë për kë duan të votojnë, mos ta lënë të mos votojnë, le të dalin se do të numërohet secila votë dhe secila votë mund ta sjellë ndryshimin”, u shpreh tutje ai.

Rezultatet e këtij Exit Poll-i do të bëhen të ditura në orën 19:00 drejtpërdrejtë në televizionin Klan Kosova.

Se si kanë votuar qytetarët për pushtetin lokal do të mund ta shihni edhe në portalin TandemPress.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button