Vance: Ndërtimi i një forcë sigurie në Gaza nuk do përbëhet nga amerikanët

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, ka folur shkurtimisht nga Izraeli.
Ai tha se armëpushimi aktual në Gaza vjen në mes të “një situate shumë, shumë të vështirë” për izraelitët dhe Hamasin, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv
Por, duke njoftuar hapjen e Qendrës së Bashkëpunimit Civil-Ushtarak, Vance thotë:
“Ju keni izraelitë dhe amerikanë që punojnë krah për krah për të filluar planin për rindërtimin e Gazës, për të zbatuar një paqe afatgjatë dhe për të siguruar që të keni forca sigurie në terren në Gaza, jo të përbëra nga amerikanë, të cilët mund ta ruajnë paqen në planin afatgjatë”.
“Kemi ende shumë punë për të bërë. Kjo do të zgjasë shumë, shumë gjatë”.
Vance zbarkoi në Izrael këtë mëngjes për të diskutuar me zyrtarët izraelitë gjendjen e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza.