Mungesa e kamerave në Luvër i lë hajdutët të vijnë pa u vënë re

Duke folur për herë të parë që nga grabitja tronditëse e bizhuterive në Luvër të Parisit, drejtori i muzeut pranoi të mërkurën se pjesa më e madhe e sistemit të sigurisë ishte shumë e vjetëruar dhe se e vetmja kamerë e jashtme pranë pikës së hyrjes së hajdutëve ishte e kthyer larg tyre.

Si rezultat, sistemi i sigurisë së muzeut nuk i pa ata të mbërrinin të dielën me një kamion që e parkuan pikërisht pranë mureve të Luvrit; as nuk i kapi duke përdorur një shkallë elektrike për t’u ngjitur në një ballkon të katit të dytë.

Sistemi i sigurisë u aktivizua vetëm pasi hajdutët kishin thyer një dritare me mjete elektrike, duke shkurtuar disa minuta të rëndësishme nga koha e reagimit të autoriteteve, shkruan The York Times, transmeton Klankosova.

“Nuk e vumë re mbërritjen e hajdutëve mjaftueshëm herët”, tha drejtoresha, Laurence des Cars, gjatë një seance dëgjimore të tensionuar dy-orëshe, gjatë së cilës senatorët francezë e pyetën atë mbi të metat në sistemin e vjetëruar të sigurisë së muzeut .

“E kuptoj plotësisht se kemi një dobësi në mbrojtjen perimetrike të Luvrit”,  tha ajo, duke vënë në dukje se muzeut, i cili u rihap të mërkurën për herë të parë që nga grabitja, i mungonin shumë kamerat e mbikëqyrjes së jashtme.

Pasi hajdutët hynë me forcë në ndërtesë, sistemi i sigurisë funksionoi mirë, këmbënguli ajo, me alarmet që u vunë në punë për të njoftuar anëtarët e stafit të sigurisë, të cilët telefonuan shpejt policinë.

Por ajo tha se Luvri nuk ishte i përgatitur për atë që autoritetet e kanë quajtur një lloj tjetër krimi, në të cilin qëllimi është të zbërthehen objekte të çmuara për t’i rishitur gurët dhe metalet e tyre.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button