Terri ndërpreu seancat, vjen rryma në Pallatin e Drejtësisë

Është rikthyer furnizimi me energji elektrike në Pallatin e Drejtësisë.
KosovaPress raporton se furnizimi me rrymë u rikthye pas disa minuta ndërprerjeje.
Ndryshe, sot po mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për rastin me 400 kilogramë kokainë të ardhur nga Brazili, derisa u raportua se si pasojë e ndërprerjes me energji elektrike u ndërprenë edhe seancat gjyqësore.