Ëndrra për Botëror vazhdon, Shqipëria në fazën e radhës

Kombëtarja shqiptare ka shënuar historinë duke siguruar kalimin tutje në fazën “play-off” për kualifikimet në Kampionatin Botëror.
Kuqezinjtë triumfuan ndaj Andorrës, duke siguruar pozitën e dytë në grup një ndeshje para përfundimit të fazës së grupeve.
Goli i Asllanit në minutën e 67-të, i mjaftoi Shqipërisë për të siguruar pikët e plota.
Sigurimin e pozitës së dytë në grup ai mundësoi edhe fitorja e Anglisë përball Serbisë.
Kjo është hera e parë që Shqipëria do të luaj ndeshje direkte për kualifikimin në Botëror.
Në fazën e grupeve Shqipëria ka edhe një ndeshje të fundit. Kuqezinjtë do të përballen të dielën me Anglinë në Tiranë.



