Tragjike: Rryma ia merr jetën një punëtori në Obiliq

Një rast tragjik ka ndodhur të mërkurën në komunën e Obiliqit.

Siç njofton Policia e Kosovës, një punëtor derisa ishte afër një mikseri të betonit, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën,

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke punuar afër mikserit të betonit, dyshohet se ka pasur kontakt me rrymën. Si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK, mirëpo nga stafi shëndetësor është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button