“Kërkojmë pagat tona”, kryesindikalisti i Trafikut Urban thirrje urgjente

Kryetari i Sindikatës së Trafikut Urban, Elmi Gashi, po kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Gjatë protestës para Komunës, Gashi tha se punëtorët po kërkojnë vetëm pagat dhe rimbursimin e dëmeve të shkaktuara ndër vite.

“E kemi një kërkesë të vetme, që në bashkëpunim me punëtorët, t’i ndihmoni si fëmijët tuaj. Derisa jeni i mandatuar si kryetar i Komunës, ne kemi ardhur të kërkojmë pagat tona, rimbursimin e dëmeve që na janë shkaktuar”, deklaroi ai.

Sipas Gashit, borxhet e Trafikut Urban janë të shumta, dhe kërkohet zgjidhje,

“3 milionë e 220 mijë euro janë borxhet që Komuna ia ka Trafikut Urban. 1 milion e 600 mijë euro ia kemi borxh furnitorëve tanë. Nuk ka para për t’i shërbyer qytetarëve, nuk ka naftë, nuk ka paga. Punëtorët janë të diskriminuar. I lutem kryetarit dhe kujtdo tjetër që të dalë e të na presë këtu. Mos ta politizojmë këtë çështje, është çështje mbijetese për Trafikun Urban dhe shërbimin ndaj rreth 60 mijë pasagjerëve në ditë”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button