Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorët privatë nuk arrijnë marrëveshje me Muratin

Nuk është arritur asnjë marrëveshje mes punëtorëve të “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati.

Kryetari i sindikatës së Trafikut Urban në Prishtinë, Ilmi Gashi, tha se ministri ka përsëritur që Ministria e Financave nuk ka mundësi ligjore të ndajë mjete shtesë për Komunën e Prishtinës, ndërsa i ka orientuar sindikalistët të kërkojnë zgjidhje nga komuna.

Loading poll ...

Sipas Gashit, pavarësisht lutjeve për të hapur “një dritare zgjidhjeje” në emër të qytetarëve, ministri nuk ka dhënë asnjë premtim, raporton EO, transmeton Klankosova.tv.

“Deri në këto momente që po flasim kishim takim ndaras na ndau ministri dhe nuk pranoj stafin e komunës të vijë në takim, vetëm neve shoqatave sindikaliste edhe shkuam në takim dhe nuk morëm asnjë përgjigje prej ministrit, asnjë premtim, “nuk është në detyrën time”, e kemi lutur në gjuhën politike dhe popullore hajde hapna një dritare për të bërë një zgjidhje në emër të qytetarëve të Prishtinës. Na tha nuk kam mundësi me bë atë punë, nuk e ka bërë atë punë ministri na dërgoi prapë tek kryetari duke e gjuajtur topin, që kinse problemi qëndron tek kryetari. Kryetari është i gatshëm në çdo kohë të ballafaqohet me ministrin me neve bashkë në prezencë tonën, ata nuk na pranuar ballafaqimin na janë munduar ta mbush kupën e kokës, por nuk arritën dot ta mbushin. Me keqardhje më duhet të them për qytetarët e Prishtinës, që greva vazhdon nesër dhe mundet me përshkallëzuar në forma të ndryshme, ju lutem të jetë korrekt kërkojmë ndjesë për qytetarët e Prishtinës. Ne nuk kemi mjete me filluar punën”, ka thënë Gashi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button