Hamza për Kurtin: Le të harrojë ta kontestojë vendimmarrjen time – po shihet se është në panik

Kryetari i PDK-së thotë se qytetarët kanë të drejtë të ruajnë bindjet e tyre politike, ndërsa vendimmarrjen e tij e quan të konsultuar e institucionale.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po tregon shenja paniku, duke theksuar se administrata dhe institucionet publike nuk mund të trajtohen sipas bindjeve politike të individëve.
Hamza reagoi ndaj deklarimeve të Kurtit për praninë e njerëzve të PDK-së në institucione, duke thënë:
“Ende ka në administratë njerëz të PDK-së, në drejtësi dhe në institucione të tjera, madje edhe në media [sipas Kurtit]. Kjo tregon se njerëzit kanë të drejtë të ruajnë bindjet e tyre politike dhe të votojnë sipas tyre… Kurrë në karrierën time nuk ka lëvizur askush prej pozitës për shkak të bindjeve politike.”
Ai foli edhe për mënyrën e tij të vendimmarrjes, duke e përshkruar si të hapur dhe të analizuar:
“Ai le te harron me kontestu vendimmarrjen time. Po, vendimet i marrë të konsultuara të analizuara në procedurë, nuk jam autoritar, nuk jam autokrat por jam vendimmarrës dhe kjo është dëshmuar gjatë gjithë karrierës sime politike. Kam punuar me kryeministra të ndryshëm me kryetar të ndryshëm e respektojë vijën institucionale… Kur e dha fjalën edhe e mbaj fjalën. Bedri Hamza sillet si kryetar edh enë përputhej me rolin e tij si kryetar. Sami Lushtaku është kryetar i PDK dega Skenderaj, kaq është edhe anëtar i këshillit drejtues.”
Duke komentuar deklarimet e Kurtit, Hamza u shpreh me ironi për situatën politike të kryeministrit në detyrë:
“Po shihet se është në panik, sepse po i sheh trendet dhe kur fillon me zbrit shkallëve, atëherë mundet që të përshpejtojë pak edhe zbritja.”



