Osmani bisedon me Guerot për marrjen e detyrave nga kryetarët e rinj në Veri, i kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Republikës Franceze në Kosovë, Olivier Guérot.

Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për procesin e mbajtjes së zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Në takim gjithashtu është folur edhe për marrjen e detyrës së kryetarëve të zgjedhur të komunave të Kosovës, përfshirë komunave në veri të vendit, proces ky që u realizua sot.

Presidentja Osmani edhe në këtë takim ka përsëritur kërkesën për heqjen e masave të BE-së, të cilat sipa Osmanit  padrejtësisht e pa asnjë arsye janë ende në fuqi dhe po dëmtojnë interesat e të gjithë qytetarëve, pa dallim.

“Tutje, Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për forcimin e partneritetit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Francës. Në takim u diskutua edhe për çështje të tjera të interesit të ndërsjellë”, thuhet në njofitm.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button