Policia e Kosovës ka gjetur të ngarkuara 62 copë thasë të mbushura me kafe, në sasi rreth 3,600 kilogram të kontrabanduara

Lidhur me këtë rast dyshohet të jenë kontrabanduar nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.

Sipas njoftimit, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë Veri, ka parandaluar këtë rast të kontrabandimit me mallra, ku me datën 05.12.2025 në fshatin Joshanicë në Leposaviq, afër vijës kufitare me Serbinë, është ndaluar një furgon i dyshuar me targa të Serbisë.

“Lidhur me rastin, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është intervistuar një person i dyshuar i cili pas intervistimit është liruar, ndërsa automjeti dhe malli janë dërguar në terminalin doganor përkatës për trajtim të mëtutjeshëm nga njësitë e Policisë së Kosovës dhe Dogana e Kosovës”, shkruhet në njoftim.

Artikuj të tjerë

Back to top button