E enjte e nxehtë, temperaturat arrijnë në 29°C

Gjatë ditës së enjte parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kushtet atmosferike do të jenë më të qëndrueshme, me probabilitet të ulët për reshje.

Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 11 deri në 14°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 26 deri në 29°C.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–4 m/s.

Artikuj të tjerë

Back to top button